Zelenski: Paparashikueshmëria e Trampit mund të ndihmojë ta ndalim Putinin
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski vlerësoi se paparashikueshmëria e Donald Trampit, i cili duhet ta marrë funksionin në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, mund të ndihmojë të përfundohet lufta në Ukrainë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:27, 3 janar, 2025
Kiev, 3 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski vlerësoi se paparashikueshmëria e Donald Trampit, i cili duhet ta marrë funksionin në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, mund të ndihmojë të përfundohet lufta në Ukrainë.
"Trampi mund të jetë vendimtar (...) në këtë luftë. Ai mund të na ndihmojë ta ndalim Putinin. Ai është shumë i fuqishëm dhe i paparashikueshëm", tha Zelenski në intervistën televizive, duke vlerësuar se presidenti i ri amerikan "me të vërtetë dëshiron ta përfundojë luftën".
"Me të vërtetë do të doja që kjo paparashkueshmëri e presidentit Tramp t'i referohet edhe Rusisë", shtoi ai.
Kthimi i Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë i zgjon shpresat në Kiev për vendime të fuqishme pas pothuajse tre viteve luftë, por edhe druajtjet se ndihma ushtarake dhe financiare amerikane, të cilën republikani shpesh e kritikoi "se mund të ulet".
Zelenski gjatë kohë refuzoi të negociojë për fundin e luftës me Putinin, por kohë më parë e zbuti qëndrimin e tij, duke u dakorduar që përkohësisht të heqë dorë nga tentimi për ta çliruar tërë territorin e okupuar nga Moska në këmbim të garancave të sigurisë së NATO-s dhe ndihmës më të madhe në armatim.
Ai dje vlerësoi se garancat e sigurisë për ukrainën të cilat nuk e përfshijnë SHBA-në do të jenë "garanca të dobëta".
Disa vende evropiane, përfshirë edhe Franca, paraqitën idenë për sistemim të mundshëm të kontigjentit ushtarak në Ukrainë në rast të marrëveshjes paqësore, por Zelenski theksoi se nisma e tillë nuk guxon ta zëvendësojë inkuadrimin e Ukrainës në NATO.
"Nuk do të donim vetëm një apo dy vende të jenë për këtë nismë. Është absolutisht e domosdoshme që kjo nismë të jetë në pajtim me NATO-n. Kjo nuk do të thotë se sistemimi i forcave evropiane e përjashton të ardhmen në NATO", tha Zelenski. ab/
foto: ЕPА