SBU: Rusia mobilizoi midis 140.000 dhe 180.000 të burgosur për luftën në Ukrainë
- Rusia ka mobilizuar nga 140.000 deri në 180.000 të burgosur që kanë luftuar në luftën kundër Ukrainës, njofton Ukrinform, duke cituar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:29, 3 janar, 2025

Kiev, 3 janar 2025 (MIA) - Rusia ka mobilizuar nga 140.000 deri në 180.000 të burgosur që kanë luftuar në luftën kundër Ukrainës, njofton Ukrinform, duke cituar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.
Sipas të dhënave të saj, që nga nëntori i vitit të kaluar, në kolonitë ruse të ndëshkimit kanë vuajtur rreth 300-350 mijë njerëz.
"Ky numër është gjysma e të burgosurve në kolontëi në vitin 2014. Rënia e numrit të tyre lidhet drejtpërdrejt me luftën ruse në Ukrainë", theksoi Shërbimi i Inteligjencës Ukrainase, cituar nga Ukrinform.
Foto: Arkivi i MIA-s