Të paktën një person është lënduar në sulmin rus në Kiev, është goditur edhe rajoni Sumi
- Të paktën një person është plagosur në sulmin ajror rus në Kiev, ku janë shkaktuar më pak dëme, ndërsa sulmet në rajonin Sumi kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, njoftuan autoritetet ukrainase.
Kiev, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën një person është plagosur në sulmin ajror rus në Kiev, ku janë shkaktuar më pak dëme, ndërsa sulmet në rajonin Sumi kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, njoftuan autoritetet ukrainase.
Në sulmet në Kiev është lënduar një grua, ndërsa janë dëmtuar tre ndërtesa dhe tre automjete.
Forcat ruse hodhën gjithsej 13 raketa në qytetin Shostka, në pjesën veriore të Sumit, ndërsa kanë dëmtuar 12 ndërtesa banimi, dy objekte arsimore, një klinikë, si dhe është dëmtuar një pjesë e infrastrukturës. qa/
Foto: arkivi i MIA-s