Fronteksi angazhon Erbas dhe izraelitët për kontrollin e Mesdheut nga ajri
- Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare (Fronteks) e ka angazhuar kompaninë Erbas Erborn sollushëns (ADAC) dhe Industrinë e hapësirës ajrore të Izraelit (IAI) për detyrat e mbikëqyrjes së rrugëve detare nga ajri me dronë të tipit Heron.
Varshavë, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare (Fronteks) e ka angazhuar kompaninë Erbas Erborn sollushëns (ADAC) dhe Industrinë e hapësirës ajrore të Izraelit (IAI) për detyrat e mbikëqyrjes së rrugëve detare nga ajri me dronë të tipit Heron.
Bëhet fjalë për marrëveshjen katërvjeçare e cila fillon të zbatohet në fillim të vitit 2025, njoftoi portali Rrjeti ballkanik i sigurisë, raporton Beta.
Programi do të koncentrohet në rajonin e Mesdheut dhe qëllimi është rritja e sigurisë kufitare dhe përpjekjet e shpëtimit për emigrantët që përdorin anije të pasigurta për të kaluar territorin e Bashkimit Evropian.
Ideja është Fronteks t'i përdorë këta dronë për të marrë një pasqyrë në kohë reale të situatës në terren dhe për t'i dhënë ato të dhëna në qendrën e operacioneve në Varshavë, si dhe në qendrat e kontrollit të vendeve nikoqire më të rrezikuara nga fluksi i migrimit të paligjshëm përmes Mesdheut. qa/
Foto: arkivi i MIA-s