• e enjte, 02 janar 2025

Sidnei e priti 2025-ën me spektakël fishekzjarrësh mbi port

Sidnei e priti 2025-ën me spektakël fishekzjarrësh mbi port

Sidnej, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Sidnei e priti Vitin e Ri me fishekzjarrët tradicional mbi port, të ndjekur nga miliona njerëz në vend dhe në botë, njofton DPA.

Fishekzjarrët në qytetin australian filluan në mesnatë në sfondin e portit dhe Teatrit të operës. Këtë vit, janë përdorur nëntë tonë mjete piroteknike për të ndriçuar qiellin. Fishekzjarrët u ndezën në 264 lokacione të ndryshme, dukshëm më shumë se në vitet e mëparshme.

Me ndihmën e teknologjisë inovative, nën fishekzjarrë u shfaqën figura kafshësh dhe u shkrua emri i qytetit - Sidnei.

Besohet se më shumë se një milion njerëz kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, shumë prej të cilëve në mëngjes kishin vendosur batanije dhe karrige në parqet aty pranë.

Agimi u paraqit edhe në qytete të tjera të mëdha australiane - Melburn, Brisbejn dhe Adelaide.

Qyteti i parë i madh që mirëpriti Vitin e Ri ishte Oklandi i Zelandës së Re, dy orë përpara Sidneit.

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR