• e premte, 03 janar 2025

BE: Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë duhet të bazohet në ligjin aktual, e jo në vendimet politike

BE: Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë duhet të bazohet në ligjin aktual, e jo në vendimet politike

Bruksel, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet, duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe korrekte dhe procesi i certifikimit të tyre duhet të bazohet në standarde dhe procedura në pajtim me ligjin aktual të Kosovës, në vend të vendimeve politike, kumtoi sot Shërbimi evropian i punëve të jashtme (EEAC).

"Presim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), roli i të cilit në mbikëqyrjen e zgjedhjeve është vendimtar, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre. Përgjegjësia për të ruajtur garancitë demokratike është e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”, njofton EEAC në reagimin.

BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, kredibil dhe pa involvim politik.

Shërbimi përkujton se BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

"Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, moscertifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore, do të ishte një pengesë serioze", thuhet në kumtesë.

Komisioni qendror i zgjedhjeve paraprakisht refuzoi ta regjistrojë partinë "Lista serbe" për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR