Rute nesër dhe pasnesër do të jetë në Uashington ku do të takohet me Trampin, Rubion dhe Hegseth
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nesër dhe pasnesër do ta vizitojë Uashingtonin dhe do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, Sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pit Hegseth, thuhet në komunikatën e NATO-s.
Bruksel, 13 korrik 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nesër dhe pasnesër do ta vizitojë Uashingtonin dhe do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, Sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pit Hegseth, thuhet në komunikatën e NATO-s.
Nuk është theksuar arsyeja e menjëhershme e vizitës së Rutes, por Trampi në një intervistë të paradokohshme për NBC Njuz tha se SHBA-ja është e përgatitur që të furnizojnë me armë Ukrainën përmes NATO-s.
Ai shtoi gjithashtu se nesër do të ketë një "deklaratë të rëndësishme".
Administrata e Trampit deri më tani ka dërguar vetëm armë në Ukrainë që janë miratuar nga ish-presidenti Xho Bajden, një mbështetës i fuqishëm i Kievit. mb/
Foto: EPA