• e martë, 14 janar 2025

Rute: Investoni më shumë në mbrojtje ose filloni të mësoni gjuhën ruse

Rute: Investoni më shumë në mbrojtje ose  filloni të mësoni gjuhën ruse

Berlin, 14 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjtihshëm i NATO-s Mark Rute dje i bëri thirrje evropianëve të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, duke thënë se në të kundërtën do të duhet ta mësojnë gjuhën ruse ose të shkojnë në Zelandën e Re.

"Nëse nuk e bëni këtë, merrni një kurs të gjuhës ruse ose shkoni në Zelandën e Re", tha Rute në debatin e takimit të përbashkët të Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Nënkomitetit për mbrojtje dhe siguri dhe delegacionit parlamentar për marrëdhënie me NATO-n.

Rute theksoi se Evropa duhet të investojë më shumë në kapcitetet mbrojtëse, ta përforcojë qëndrueshmërinë dhe të vazhdojë t'i ndihmojë Ukrainës.

"Ne e dimë si t'i mbrojmë qytetarët tanë dhe mënyrën evropiane të jetesës, tani vetëm duhet ta bëjmë këtë", tha Rute.

Ai shtoi se qëllimi i tanishëm të ndahen dy për qind për mbrojtjen nuk është e mjaftueshme.

"Që të mbesin të sigurt, aleatët duhet të shpenzojnë dukshëm më shumë për mbrojtjen", tha Rute, duke shtuar se ai duhet të jetë mbi tre për qind të PBB-së, rreth 3,6 ose 3,7 për qind.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e Evropës varet nga rrjedha e luftës në Ukrainë.

"Duam paqe të përhershme. Nëse Putini e arrin qëllimin e tij, paqja nuk do të zgjasë. Për momentin jemi të sigurt, por ndoshta nuk do të jemi për pesë vjet", deklaroi Rute. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR