Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë: Izraeli po punon për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve
- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli po punon për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të cilët po i mban Hamasi palestinez në Rripin e Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:01, 8 prill, 2025

Uashington, 8 prill 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli po punon për marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të cilët po i mban Hamasi palestinez në Rripin e Gazës.
Në deklaratën e dhënë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, Netanjahu tha: "Për momentin po punojmë për një marrëveshje tjetër të cilën shpresoj se do të kurorëzohet me sukses. Dhe ne jemi të vendosur t'i tërheqim të gjitha pengjet".
Netanjahu, i cili, mes temave të tjera, erdhi në Uashington për të biseduar për tarifat e reja prej 17 për qind që SHBA-ja i caktoi Izraelit, i premtoi Trampit se do t'i eleminojë tarifat e veta dhe suficitin tregtar të vendit të tij me SHBA-në.
"Do ta eleminojmë deficitin tregtar të SHBA-së me Izraelin", tha Netanjahu.
Ai ishte lideri i parë i huaj që u prit nga presidenti amerikan që pas publikimit të tarifave të reja që shkaktuan protesta nga vendet dhe pësuan rënien e të gjitha aksioneve në të gjithë botën. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s