Aragçi dhe Vitkof do t'i udhëheqin delegacionet në bisedimet në Oman
- Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, të cilat do të mbahen të shtunën, më 12 prill në Oman, do t'i udhëhiqen shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i presidentit amerikan, Stiv Vitkof, njoftuan mediat shtetërore iraniane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:26, 8 prill, 2025

Teheran, 8 prill 2025 (MIA) - Negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, të cilat do të mbahen të shtunën, më 12 prill në Oman, do t'i udhëhiqen shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i presidentit amerikan, Stiv Vitkof, njoftuan mediat shtetërore iraniane.
Mediat britanike raportuan se Aragçi paraprakisht konfirmoi se bisedimet indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit do të zhvillohen të shtunën në Oman.
"Irani dhe SHBA do të takohen të shtunën në Oman për bisedime indirekte të nivelit të lartë", ka shkruar Abasi në rrjetin social X.
Ai shtoi se "kjo është edhe një mundësi edhe një test" dhe se "topi është në fushën e Amerikës".
Presidenti amerikan Donald Trampi mbrëmë deklaroi se SHBA dhe Irani po zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta për çështjen bërthamore të Iranit.
Foto: Vikipedia