Bi-Bi-Si: Pekini qartë tregon se nuk do të tërhiqet ndaj presioneve më të reja tregtare nga Trampi
- Pekini qartë tregoi se nuk do të dorëzohet para presioneve më të reja tregtare nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp, shkruan Bi-Bi-Si në analizën e saj.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:26, 8 prill, 2025

Pekin, 8 prill 2025 (MIA) - Pekini qartë tregoi se nuk do të dorëzohet para presioneve më të reja tregtare nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp, shkruan Bi-Bi-Si në analizën e saj.
Ministri kinez i Tregtisë njoftoi se çdo valë e re tarifash amerikane do të shkaktojë kundërmasa shtesë kineze që synojnë mallrat amerikane. Në një deklaratë me shkrim, ata akuzuan administratën e Trampit për "shantazh", duke pretenduar: "Nëse SHBA-ja vazhdon në këtë rrugë, Kina do të luftojë deri në fund".
Bi-Bi-Si theksoi se Kina ka reaguar veçanërisht ashpër ndaj pretendimit të Trampit se tarifat e tij janë "reciproke", duke i quajtur "të pabaza" dhe "sjellje tipike të njëanshme të dhunshme".
Në analizë vlerësohet se është e vështirë të besohet se Trampi me të vërtetë priste që Kina të tërhiqte kundërmasat e javës së kaluar vetëm sepse ai shpalli të reja. “Përveç humbjes së fytyrës, nuk është e pritshme që qeveria kineze, e cila tashmë e quan hapur presidentin amerikan dhunues, të dorëzohet para një personi të tillë”, thuhet në analizë.
Sipas Bi-Bi-Si-së, Pekini mund të konsiderojë në mbështetje më të gjerë politike nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe në mundësi të reja tregtare jashtë SHBA-ve, e cila të paktën pjesërisht do të kompensonte humbjet në tregun amerikan, "me qëndrimin e saj të vendosur ndaj kaosit tregtar që e nxiti Uashingtoni".
Por, analistët paralajmërojnë se ky nuk është një moment i favorshëm për një luftë tregtare. Ekonomia kineze është nën presion, me konsum të dobët të brendshëm, krizë afatgjatë në sektorin e pasurive të patundshme dhe papunësi të lartë tek të rinjtë.
Tani Kina po ballafaqohet me një rrezik shtesë: një kolaps i mundshëm i tregtisë me ekonominë e dytë më të madhe në botë. qa/
Foto: EPA