Fjalë përmbyllëse në gjykimin e Sarkozit për financim të dyshuar të fushatës së tij на nga fondet libaneze
- Pas tre muajve sot duhet të përfundojë gjykimi i ish-presidentit francez Nikolla Sarkozi për gjoja grumbullimin e fondeve ilegale për fushatën nga Libia, njoftoi DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 09:17, 8 prill, 2025

Paris, 8 pfrill 2025 (MIA) - Pas tre muajve sot duhet të përfundojë gjykimi i ish-presidentit francez Nikolla Sarkozi për gjoja grumbullimin e fondeve ilegale për fushatën nga Libia, njoftoi DPA.
Sot priten fjalët përmbyllëse nga avokatët e mbrojtjes së ish-presidentit 70-vjeçar në Republikës së Pestë, ndërsa aktgjykimi do të publikohet më vonë.
Sarkozi përballet me akuza për përvetësim të fondeve publike, mitmarrje dhe financim ilegal të fushatës.
Thuhet se miliona euro nga regjimi i tashmë sundimtarit të vdekur libanez Moamer Gadafi janë futur në fushatën presidenciale të Sarkozit në vitin 2007.
Politikani koservator, i cili ka qenë president francez nga viti 2007 deri në vitin 2012 i hedh poshtë të gjitha akuzat.
Sipas prokurorisë, ka pasur marrëveshje me Gadafin për financim të fushatës së Sarkozit.
Prokuroria franceze kërkoi dënim me burg nprej shtatë vjetëve, gjobë prej 300.000 euro dhe marrjes të drejtës së votimit të Sarkozit për pesë vjet. mb/
Foto: MIA