Berbok zgjedhet kryetare e Asamblesë së përgjithshme të KB-së
- Ish shefja e Diplomacisë gjermane, Analena Berbok është zgjedhur për kryetare të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 18:02, 2 qershor, 2025
Nju-Jork, 2 qershor 2025 - Ish shefja e Diplomacisë gjermane, Analena Berbok është zgjedhur për kryetare të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi DPA.
Berbok ishte kandidatja e vetme për këtë pozitë, për të cilin shkak votimi ishte vetëm formalitet.
Kryetari e APKB-së kryesisht ka rol përfaqësues dhe mandat prej një viti.
Berbok zyrtarisht do të fillojë me kryerjen e funksionit më 9 shtator, para fillimit të debatit të përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së përgjithshme. bsh/
Foto: DPA