Ukraina propozon edhe një raund të negociatave me Rusinë deri në fund të muajit
- Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe kryenegociatori Rustem Umerov pas raundit të dytë të negociatave me Rusinë në Stamboll, deklaroi se Kievi ka propozuar që raundi i radhës i negociatave të paqes të mbahen deri në fund të qershorit.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:55, 2 qershor, 2025
Ankara, 2 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe kryenegociatori Rustem Umerov pas raundit të dytë të negociatave me Rusinë në Stamboll, deklaroi se Kievi ka propozuar që raundi i radhës i negociatave të paqes të mbahen deri në fund të qershorit.
"I propozojmë palës ruse që takimi i radhës të mbahet mes 20 dhe 30 qershor", theksoi Umerov.
Ai shtoi se deri atëherë duhet të arrihet një takim mes presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski dhe presidentit rus Vlladimir Putin, në të cilën eventualisht mund të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Umerov theksoi se Ukraina ka pranuar memorandumet ruse dhe se Kievi javën e ardhshme do të vendosë për hapat e radhës.
Ai konfirmoi gjithashtu se në takimin e sotëm në Stamboll është rënë dakord për shkëmbim të të burgosurve të plagosur rëndë, të sëmurëve rëndë dhe të miturve, si dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë në formatin 600 për 600.
Bëjmë thirrje në angazhim të vërtetë për të përfunduar luftën – armëpushim, masa humanitare, takim të liderëve. Nëse Rusia është serioze do të pajtohet. Por nëse jo, atëherë do të duhet të vijojnë sanksionet e reja", theksoi Umerov. qa/
Foto: EPA