Erdogan: Turqia e përkushtuar që Zelenski dhe Putin të ulen ne një tryezë
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij do të ndërmerr hapa për të mundësuar takim mes Vollodmir Zelenskit dhe Vlladimir Putinit.
- Post By Besnik Shuki
- 18:11, 2 qershor, 2025
Stamboll, 2 qershor 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij do të ndërmerr hapa për të mundësuar takim mes Vollodmir Zelenskit dhe Vlladimir Putinit.
Siç njoftoi Bi-Bi-Si-ja, Erdogani ka shfaqur shpresë se dy liderët do të pajtohen për takim "në Stamboll apo Ankara", ndërsa atyre do t'u bashkagjitej edhe presidenti amerikan, Donald Tramp.
"Nëse pranojnë, do të doja të takohem me ta në këtë takim dhe me këtë ta shndërrojmë Stambollin në qendër të paqes", tha ai.
Rusia dhe Ukranina biseduan për takim potencial mes liderëve të tyre gjatë negociatave të sotme paqesore në Turqi. bsh/
Foto: EPA