• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia propozon armëpushim të pjesshëm prej dy deri tre ditë

Rusia propozon armëpushim të pjesshëm prej dy deri tre ditë

Stamboll, 2 qershor 2025 (MIA) - Kryenegociatori rus Vlladimir Medinski deklaroi se Rusia në raundin e dytë të negociatave direkte me Ukrainën ka propozuar armëpushim të pjesshëm për dy deri në tre ditë në disa pjesë të frontit.

"Propozuam armëpushim konkret për dy deri tre ditë në zona të caktuara të frontit, në mënyrë që komandantët të mund të marrin trupat e ushtarëve të tyre", theksoi Medinski. 

Ai konfirmoi se Ukrainës i është dhënë memorandum me kusht për armëpushim të plotë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR