• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia dhe Ukraina përsëri dakorduan këmbim të të burgosurve të luftës

Rusia dhe Ukraina përsëri dakorduan këmbim të të burgosurve të luftës

Ankara, 2 qershor 2025 (MIA) - Delegacionet ruse dhe ukrainase sot në Stamboll, për diçka më shumë se një orë e kanë përfunduar raundin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta, të organizuar me ndërmjetësim të Turqisë.

"Takimi përfundoi pa rezultat negativ", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Onxhu Keçeli.

Në takimin, Rusia i parashtroi Ukrainës memorandum me kushtet për armëpushim të plotë, ndërsa Ukraina i dorëzoi një listë me emrat e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas, të cilët duhet të kthehen në atdheun e tyre.

Si në takimin e parë midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, i cili u zhvillua në Stamboll më 16 maj, edhe sot u dakordua këmbim i të burgosurve të luftës. Në takimin e parë u dakordua këmbim i të burgosurve të luftës "1.000 për 1.000". bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR