• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kina premtoi se do të marrë kundërmasa vendimtare dhe të luftojë deri në fund me tarifat e Trampit

Kina premtoi  se do të marrë kundërmasa vendimtare dhe të luftojë deri në fund me tarifat e Trampit

 Pekin, 8 prill 2025 (MIA) - Kina premtoi zotuar se do të marrë kundërmasa vendimtare në përgjigje të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Tramp, raporton Ksinhua.

 "Nuk do të jetë e lehtë, por do të fitojmë", siguroi Tramp të shtunën.

 Dje ai paralajmëroi se do të vendosë tarifë shtesë prej 50 për qind për mallrat kineze nëse Pekini nuk i tërheq tarifat që kishte vendosur në përgjigje të tij.

 "Të ashtuquajturat tarifa reciproke të SHBA-së kundër Kinës janë të pabaza dhe një praktikë tipike e ngacmimit të njëanshëm", deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë Kineze.

 Ai theksoi se Pekini "do të luftojë deri në fund nëse (Uashingtoni) vendos të vazhdojë në rrugën e gabuar". 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR