• e shtunë, 29 qershor 2024

Rusia ka kryer sulm ajror ndaj Kievit, kumtoi armata ukrainase

Rusia ka kryer sulm ajror ndaj Kievit, kumtoi armata ukrainase

Kiev, 12 qershor 2024 (MIA) - Forcat ruse sot në mëngjes kanë kryer sulm ajror me raketa dhe dronë ndaj Kievit, kumtoi ushtria ukrainase në Telegram. Sipas informacioneve të para, në kryeqytet nuk ka viktima dhe dëme. Autoritetet publikuan se me sukses është kryer mbrojtja e qytetit.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Serhi Popko tha se sipas informacioneve paraprake, Rusia në sulmin ka përdorur kombinim të raketave balistike si dhe dronëve.

Dëshmitarë okularë për mediat perëndimore deklaruan se disa shpërthime u dëgjuan në dhe rrethinën e Kievit. Për momentin nuk dihet nëse ka dëme në afërsi të Kievit. Alarm ajror u shpall në të gjithë Ukrainën pak pas orës 03:00 sipas orës lokale dhe zgjati për disa orë duke përfshirë edhe zonën kufitare me Poloninë. Aeroplanët polakë dhe aleatë janë aktivizuar si masë kujdesi, publikoi Komanda operative e forcave të armatosura polake në rrjetin social X.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vjaçesllav Gladkov publikoi se një civil është vrarë dhe tre janë plagosur në granatimet ukrainase të qytetit Shebekino- qytet me 40.000 banorë që gjendet afër kufirit me Ukrainën, më pak se 100 kilometra larg Harkovit i cili është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Sipas Gladkovit, raketat ukrainase dëmtuan gjashtë shtëpi dhe 11 blloqe. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR