• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidati i vetëm i reformave prin në zgjedhjet presidenciale në Iran

Kandidati i vetëm i reformave prin në zgjedhjet presidenciale në Iran

Teheran, 29 qershor 2024 (MIA) - Kandidati i vetëm i reformave në zgjedhjet presidenciale në Iran prin pas më shumë se 14 milionë fletëve të votimit të numëruara pas votimit të djeshëm, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Reformatori Masud Pezeshkijan në këtë fazë fitoi 5,9 milionë vota, përderisa kundërshtari i tij Said Xhalili fitoi 5,5 milionë vota. 

Deri më tani nuk ka të dhëna për jehonën e votuesve. 

Dy kandidatët e tjerë, spikeri parlamentar Mohamed Bager Galibaf dhe prifti shiit Mostafa Pumohamadi, në këtë fazë fituan 1,89 milionë e 111.900 vota.

Votuesit kishin zgjedhje mes tre radikalëve dhe një reformisti, i cili është kardiokirurg. Gratë nuk ishin lejuar të kandidohen për këtë funksion. 

Zgjedhjet u mbajtën pasi presidenti Ebrahim Raisi humbi jetën në një aksident me helikopter bashkë me disa zyrtarë të tjerë në maj. fc/

Fotografia: EPA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR