Rubio planifikon vizitë në Ballkanin Perëndimor
- – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio planifikon vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, informuan mediat malazeze duke transmetuar një kumtesë nga takimi i ministrit të Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq i cili dje ka pasur takim me Rubion në Bruksel.
- Post By Fitore Curri
- 10:52, 5 prill, 2025

Bruksel, 5 prill 2025 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio planifikon vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, informuan mediat malazeze duke transmetuar një kumtesë nga takimi i ministrit të Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimoviq i cili dje ka pasur takim me Rubion në Bruksel.
Takimi ishte në ditën e parë të takimit të ministrave të NATO-s. Gjatë kohës së “takimit të shkurt, të rëndësishëm”, të dy shkëmbyen mendime për çështjet aktuale dypalëshe dhe rajonale.
“Në bisedë me Ibrahimoviq, Rubio paralajmëroi se planifikon vizitë në Ballkanin Perëndimor, me çka do ta vizitojë edhe Malin e Zi”, thuhet në kumtesën e MPJ së Malit të Zi.
Ibrahimoviq e theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe partneritet mes Malit të Zi dhe SHBA-së, veçanërisht në kontekst të sfidave të përbashkëta të sigurisë.
“Të dy u pajtuan se vizita përfaqëson mundësi shtesë për fuqizim të bashkëpunimit dypalësh dhe konfirmim të marrëdhënieve të fuqishme mes të dyja vendeve”, shtohet në kumtesë. fc/
Foto: EPA