Zelenski: Është e rëndësishme që askush në botë të mos qëndrojë indiferent
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një publikim të ri në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e të vrarëve në sulmin në Sumi.

Kiev, 13 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një publikim të ri në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e të vrarëve në sulmin në Sumi.
Në sulmin e sotëm rus në Sumi kanë vdekur të paktën 31 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa mbi 80 janë lënduar.
"Është shumë e rëndësishme që askush në botë të mos heshtë. të mos qëndrojë indiferent", ka shkruar Zelenski dhe shtoi "sulmet ruse meritojnë vetëm dënim. Nevojitet presion ndaj Rusisë për të ndalur luftën dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve".
Zelenski theksoi se pa presion të vërtetë të fortë ndërkombëtar dhe mbështetje adekuate për Ukrainën, Kremlini do të vazhdojë të zvarritë luftën.
"Tashmë është muaji i dytë që kur Putini injoroi propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”, tha presidenti ukrainas.
Në një publikim të mëparshëm, Zelenski kumtoi për sulmin balistik rus në Sumi. "Raketa ruse goditën një rrugë të zakonshme të qytetit, një jetë zë zakonshme - ndërtesa banimi, institucione arsimore, automobila në rrugë, dhe sulmi ka ndodhur në festën ortodokse "Cvetnici", që e bën edhe më të vështirë për popullatën lokale. ls/
Foto: printskrin