Numri i të vrarëve nga sulmi rus në Sumi është rritur në 31
- Në sulmin e sotëm rus me raketa balistike në qytetin Sumi në verilindjen të Ukrainës, janë vrarë të paktën 31 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa mbi 84 janë lënduar, mes të cilëve shtatë fëmijë.

Kiev, 13 prill 2025 (MIA) - Në sulmin e sotëm rus me raketa balistike në qytetin Sumi në verilindjen të Ukrainës, janë vrarë të paktën 31 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa mbi 84 janë lënduar, mes të cilëve shtatë fëmijë.
Siç konfirmuan autoritetet ukrainase, në sulmin është qëlluar një trolejbus, kurse sulmi është kryer me një raketë balistike "Iskander-M".
Pjesët e Sumit të goditura në sulmin këtë mëngjes janë pranë tre teatrove, një klinike spitalore universitare, një qendre konferencash, një palestër dhe një sallë koncertesh.
Nuk ka objektiva ushtarake në zonën e goditur brenda zonës së njohur të saktësisë së raketës Iskander-M, e cila vlerësohet në 30-70 metra, gjë që sipas mediave ukrainase, tregon se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm ndaj civilëve. ls/
Foto: EPA