• e premte, 05 dhjetor 2025

Një aeroplan me gjashtë persona u rrëzua në shtetin Nju-Jork

Një aeroplan me gjashtë persona u rrëzua në shtetin Nju-Jork

Olbani, 13 prill 2025 (MIA) - Një aeroplan me gjashtë udhëtarë u rrëzua në shtetin federal amerikan Nju-Jork, kumtuan autoritetet lokale.

Zëvendës shefja e policisë në qarkun Kolumbia, Zhaklin Salvatore informoi se shërbimet kanë reaguar pas thirrjes në numrin e rasteve emergjente 911. Ajo deklaroi se fatkeqësia ka qenë me pasoja fatale, por refuzoi të informojë sa persona e kanë humbur jetën.

Drejtoria federale e aviacionit kumtoi se aeropani i tipit "Micubishi MU-2B" me gjashtë udhëtarë ka fluturuar drejt aeroportit në qarkun Kolumbia, por u rrëzua në rreth 50 kilometra nga destinacioni. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR