• e hënë, 19 janar 2026

Rrugët dhe vendkalimet kufitare në Greqi mbeten të mbyllura në prag të takimit të bujqve me Micotakisin të hënën

Rrugët dhe vendkalimet kufitare në Greqi mbeten të mbyllura në prag të takimit të bujqve me Micotakisin të hënën

Athinë, 16 janar 2026 (MIA) - Në prag të takimit me kryeminsitrin grek, Kiriakos Micotakis, i caktuar për të hënën, bujqit nuk do t'i bllokojnë rrugët dhe vendkalimet kufitare, por traktorët do të mbeten të parkuar në blloqe, atje ku tashmë ndodhen për pothuajse 50 ditë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Rrugët dhe autostradat të mbeten të hapura është edhe një nga parakushtet e vendosura nga Qeveria për takim me bujqit, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos marinakis në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarë theksoi se përveç heqjes së bllokadave, parakusht është edhe në takim të mos marrin pjesë bujqit të cilët shfaqën sjellje delikuente.

Takimi i bujqve me kryeminsitrin Micotakis do të mbahet të hënën në orën 13 në Pallatin kryeministror në Athinë, do të marrin pjesë 25 përfaqësues të bujqve, blegtorëve, peshkatarëve dhe bletarëve, si dhe pesë mbikëqyrës.

Bujqit informuan se në takim do të inicojnë 14 kërkesa.

pas takimit, të martën pasdite bujqit do të mbajnë takim për ta shqyrtuar epilogun nga bisedimet me kryeminsitrin grek.

Shumica e bujqve grekë, të cilët protestojnë prej 30 nëntorit, të martën refuzuan të takohen me Micotakisin, sepse, siç thanë atëherë, nuk ishin përmbushur parakushtet e tyre për takimin, por pas takimit intern të mërkurën, iu prëgjigjën pozitivisht ftesës për takim.

Sipas paralajmërimeve, pritet deri të hënën të mos ketë mbyllje të autostradave dhe vendkalimeve kufitare, ndërsa traktorët, si edhe deri më tani të mbeten të parkuar në bllokada.

Kryeminsitri grek të martën u takua me përfaqësues të rreth 18 blloqeve bujqësore nga i tërë vendi, përkatësisht me ata të cilët që nga muaji i kaluar u ndanë nga bujqit e tjerl dhe kërkuan dialog me qeverinë. ab/

Foto: Arkivi МIА

QËNDRONI TË LIDHUR