Rreth një mijë emigrantë ndoshta u zhdukën në Mesdhe pas ciklonit Hari, paralajmëron organizata joqeveritare
- Rreth 1.000 njerëz ndoshta u zhdukën në det si rezultat i stuhive të shkaktuara nga cikloni Hari, i cili muajin e kaluar shkaktoi dëm serioz në Italinë jugore, kumtoi sot organiazata joqeveritare për shpëtim të emigrantëve "Mediteranesa sejving hjumans", cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:31, 2 shkurt, 2026
Romë, 2 shkurt 2026 (MIA) - Rreth 1.000 njerëz ndoshta u zhdukën në det si rezultat i stuhive të shkaktuara nga cikloni Hari, i cili muajin e kaluar shkaktoi dëm serioz në Italinë jugore, kumtoi sot organiazata joqeveritare për shpëtim të emigrantëve "Mediteranesa sejving hjumans", cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Vlerësimi bazohet në informata të mbledhura nga refugjatë në Libi dhe Tunizi për anije që u zhdukën gjatë kushteve të këqija të motit, sqaruan nga organizata.
Kryetarja e organizatës, Laura Marmorrale incidentin e përshkroi si "një prej tragjedive më të mëdha në vitet e fundit në rutën qendrore mesdhetare".
Ajo i akuzoi qeveritë e Italisë dhe Maltës se nuk kanë reaguar në mënyrë adekuate, duke cekur se kanë "heshtur" dhe "nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim" si përgjigje ndaj asaj që ka ndodhur. ab/
Foto: АNSА