Pacientët e parë palestinezë sot u evakuuan nga Gaza në Egjipt nëpërmjet pikës kufitare Rafah
- Pacientët e parë palestinezë sot u evakuuan nga Rripi i Gazës në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah, pasi ajo u rihap, raportoi Al Xhezira.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:00, 2 shkurt, 2026
Gazë, 2 shkurt 2026 (MIA) - Pacientët e parë palestinezë sot u evakuuan nga Rripi i Gazës në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah, pasi ajo u rihap, raportoi Al Xhezira.
Një funksionar egjiptian anonim deklaroi se tre autoambulanca me palestinezë të sëmurë dhe të plagosur kanë mbërritur deri më tani në Egjipt dhe po kontrollohen menjëherë pas mbërritjes për të përcaktuar se në cilin spital do të dërgohen.
Hapja e sotme e pikës kufitare të Rafah është një hap kyç në armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, por është kryesisht simbolike, pasi për momentin vetëm 50 palestinezë do të lejohen të kalojnë në të dyja drejtimet në ditë, ndërsa nuk lejohen mallra.
Kalimi kufitar Rafah ka qenë kryesisht i mbyllur që kur Izraeli mori kontrollin e tij në maj të vitit 2024.
Izraeli ka thënë se pret që numri i kalimeve të rritet nëse sistemi ka sukses.
Foto: Arkivi i MIA-s