Trampi kërcënon me veprim ushtarak nëse Irani nuk respekton marrëveshjen, forcat amerikane mbeten në rajon
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se anijet dhe aeroplanët ushtarakë amerikanë mbeten në afërsi të Iranit dhe kërcënoi me mundësinë e një veprimi ushtarak nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:26, 9 prill, 2026
Uashington, 9 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se anijet dhe aeroplanët ushtarakë amerikanë mbeten në afërsi të Iranit dhe kërcënoi me mundësinë e një veprimi ushtarak nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar.
Trampi në platformën "Truth Social" shkruan se "të gjitha anijet, aeroplanët dhe forcat ushtarake amerikane, së bashku me municion dhe armatim shtesë, do të qëndrojnë në pozicionet brenda dhe rreth Iranit deri sa marrëveshja të respektohet plotësisht". Ai shtoi se, nëse marrëveshja nuk respektohet, "do të fillojë një krismë, më e madhe dhe më e fuqishme se gjithçka e parë deri më tani".
Irani më herët njoftoi se do të ishte "e paarsyeshme" të vazhdohen negociatat për një marrëveshje të qëndrueshme paqësore, duke pasur parasysh se Izraeli po kryen sulmet më intensive ndaj Libanit, ku janë vrarë qindra persona.
Trampi gjithashtu pretendoi se Irani kishte rënë dakord të ndalonte pasurimin e uraniumit, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Bager Galibaf, deklaroi se sipas kushteve të armëpushimit, Irani mund të vazhdojë me këtë proces.
Presidenti i SHBA-së shkroi se "kjo është një marrëveshje e arritur kohë më parë dhe, përveç retorikës së rreme që pretendon të kundërtën, nuk ka armë bërthamore dhe Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe e sigurt". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s