• e martë, 03 shkurt 2026

Vizitë zyrtare në Bruksel e zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali

Vizitë zyrtare në Bruksel e zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali

Bruksel, 2 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Bruksel nga marrja e detyrës.

Sali vizitën në Bruksel e filloi me një takim me ambasadoren qipriote në Bashkimin Evropian, Kristina Rafti, vendi i së cilës është kryesues aktual me Këshillin e BE-së.

Gjatë takimit, ministri Sali e uroi ambasadoren Rafti me rastin e marrjes së Presidencës nga 1 janari dhe e informoi për rezultatet e deritanishme në procesin e integrimit evropian të vendit.

Në fokus të bisedimeve ishin agjenda reformuese, plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet kryesore në kuadër të përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së partnerëve evropianë për realizimin e reformave dhe avancimin e mëtejmë të procesit integrues.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Sali është planifikuar të takohet me komisaren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, raportuesin në hije të Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputetin slloven Matej Tonin, si dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Partneritetin Lindor (DG INEST), drejtorin e përgjithshëm Gert Jan Kopman dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti. sa/

Foto: MÇE

QËNDRONI TË LIDHUR