• e martë, 03 shkurt 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mohon çdo lidhje me dosjen Epshtajn

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mohon çdo lidhje me dosjen Epshtajn

 Prishtinë, 2 shkurt 2026 (MIA) - Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i hodhi poshtë kategorikisht raportet që lidhin emrin e saj me dosjen e biznesmenit amerikan dhe delikuentit seksual Xhefri Epshtajn, duke i vlerësuar si plotësisht të pabaza dhe të pavërteta.

 Në një komunikatë të publikuar në Fejsbuk, Jahjaga theksoi se raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epshtajn” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

 "Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar", ka shkruar Jahjaga. 

 Ajo shtoi se në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.

 "Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit", theksoi Jahjaga, duke shtuar se kjo mund te verehet lehtë nga dokumentet.

Ajo kërkoi që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani. 

Dy ish-presidentët eKosovës, Atifete Jahjaga dhe Behxhet Pacolli, përmenden gjithashtu në dokumentet e publikuara së fundmi nga Ministria e Drejtësisë së ShBA-së për Epshtajnin, por të dy kanë mohuar se e kanë njohur ose takuar Epshtajnin.

 Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR