Rute në Shtëpinë e Bardhë: Trampi është i zhgënjyer nga anëtarët e NATO-s
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se presidenti amerikan Donald Tramp është "dukshëm i zhgënjyer" nga disa vende anëtare të aleancës transatlantike, gjatë takimit të mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, njofoti DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:10, 9 prill, 2026
Uashington, 9 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se presidenti amerikan Donald Tramp është "dukshëm i zhgënjyer" nga disa vende anëtare të aleancës transatlantike, gjatë takimit të mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, njofoti DPA.
Në një bisedë për Si-En-En Rute i ka përshkruar bisedat si një diskutim të hapur mes "dy miqve të mirë", por nuk zbuloi nëse është biseduar për tërheqjen potenciale të SHBA-së nga NATO.
Në ndërkohë, Trampi në platformën e tij Truth Social tha: NATO NUK ISHTE ATJE KUR NE KISHIM NEVOJË, DHE NUK DO TË JETË ATJE NËSE KEMI NEVOJË PËRSËRI".
Presidenti amerikan shënoi se aleatët duhet të kujtohen në Grenlandën, të cilën e përshkroi si "NJË COPË AKULL I MADH, I UJITUR KEQ".
Pasi Trump kërcënoi përsëri më parë këtë vit se do të aneksonte potencialisht Grenlandën, një territor danez me rëndësi strategjike, marrëdhëniet midis Evropës dhe SHBA-së janë tensionuar, kujtoi DPA.
Ditët e fundit, komentet e Trampit kanë ngritur shqetësime në lidhje me një dalje të mundshme të SHBA-së nga NATO, për shkak të kritikave të tij për atë që ai e sheh si mbështetje të pamjaftueshme nga partnerët e Aleancës për konfliktin në Iran.
Çdo tërheqje do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në Senatin e SHBA-së, gjë që konsiderohet shumë e pamundur.
Rute gjithashtu minimizoi kritikat nga partnerët e Aleancës në lidhje me veprimet e Trampit kundër Iranit, duke thënë se nuk kishte pikëpamje mbizotëruese midis aleatëve se konflikti ishte i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.
Në fund Rute në bisedën për Si-En-En ka theksuar se NATO vazhdimisht ndërmerr qëndrim se për stabilitetin i rëndësishëm është dobësimi i kapaciteteve bërthamore iraniane dhe programi për raketa balistike, përkujton DPA. sa/
foto: EPA