• e martë, 03 shkurt 2026

Kallasi: Formimi i një armate evropiane do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm

Kallasi: Formimi i një armate evropiane do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm

 Bruksel, 2 shkurt 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallasi, sot hodhi poshtë thirrjet për formimin e një armate evropiane, duke paralajmëruar se kjo mund të jetë "jashtëzakonisht e rrezikshme".

 "BE-ja po shqyrton mënyra për të siguruar sigurinë e vet pasi ShBA paralajmëroi se prioritetet e saj qëndrojnë diku tjetër. Historia e një armate evropiane është rishfaqur mes tensioneve brenda NATO-s, për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp për të aneksuar Grenlandën, territor gjysmë-autonom i aleatit të NATO-s, Danimarkës.

 "Ata që thonë se na duhet një armatë evropiane, ndoshta nlë fakt nuk e kanë shqyrtuar atë praktikisht. Nëse je tashmë pjesë e NATO-s, nuk mund të krijoni një armatë të veçantë", tha Kallasi.

 Kallasi tha në një konferencë sigurie në Norvegji se burimi më i rëndësishëm ushtarak në një krizë është "zinxhiri i komandës - kush kujt i jep urdhra".

 Operacionet ushtarake të NATO-s mbikëqyren nga komandanti suprem i aleatëve, i cili është gjithmonë një oficer i lartë amerikan. Funksionin për momentin e mban gjeneral-nënkoloneli Aleksus Grinkeviq i Forcave Ajrore të ShBA-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR