Forcat siriane të sigurisë po sistemohen në qytetin Hasaka
- Karvani i forcave siriane të sigurisë u nis drejt qytetit Hasaka, në Sirinë verilindore. Hasaka ishte nën kontroll të forcave kurde.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:13, 2 shkurt, 2026
Damask, 2 shkurt 2026 (MIA) - Karvani i forcave siriane të sigurisë u nis drejt qytetit Hasaka, në Sirinë verilindore. Hasaka ishte nën kontroll të forcave kurde.
Sistemimi i forcave siriane në Hasaka është pjesë e marrëveshjes paqësore nes forcave qeveritare dhe atyre kurde, e arritur me ndërmjetësim të SHBA-së, me të cilën është paraparë integrimi i forcave kurde në armatën sitiane dhe në administratë.
Marrëveshja për ndërprerje të zjarrit është arritur pasi që Forcat demokratike siriane (SDF) në përplasje me armatën siriane në janar e humbën kontrollin ndaj territorit të madh në Sirinë lindore dhe veriore.
Komandanti i ri i forcave të brendshme të sigurisë në provincën Hasaka, Marvan al Ali, i emëruar nga Damasku, u bëri thirrje forcave të veta t'i "zbatojnë misionet e sigurisë në pajtim me planet e konstatuara dhe t'u tërësisht përmbahen ligjeve dhe rregullave".
Autoritetet lokale kurde kumtuan se e pranojnë marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në mënyrë që "ta garantojnë sigurinë e banorëve". Kurdët gjatë luftës civile në Siri (2011 - 2024_ vendosën zonë autonome në pjesën veriore dhe verilindore të Sirisë. Me marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit marrin fund shpresat e kurdëve për vendosje të një autonomie më të madhe.
Në pajtim me marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit, forcat kurde duhet të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat, Qeveria siriane do t'i ndërmarrë në mënyrë ushtarake dhe administrative provincat e kontrolluara Deir ez Zor dhe Raka. Tëgjitha vendkalimet kufitare, fushat e gazit dhe të naftës në rajon, gjithashtu do t'i dorëzohen Qeverisë siriane. ab/
Foto: DPА