Reshjet monsune në Pakistan: 350 të vdekur, kërkohen 150 të zhdukur
- Ekipet e shpëtimit që tre ditë kërkojnë të paktën 150 persona të zhdukur në Pakistanin verior, ku në shirat monsune kanë humbur jetën 350 persona, bëri të ditur sot shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme i Pakistanit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:05, 17 gusht, 2025
Peshavar, 17 gusht 2025 (MIA) - Ekipet e shpëtimit që tre ditë kërkojnë të paktën 150 persona të zhdukur në Pakistanin verior, ku në shirat monsune kanë humbur jetën 350 persona, bëri të ditur sot shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme i Pakistanit.
Vetëm në distriktin Buner, "të paktën 150 persona me siguri janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre ose të rrëmbyer nga uji", deklaroi një zyrtar i shërbimit për gjendje të jashtëzakonshme.
Që nga e enjtja, shirat monsune kanë shkaktuar përmbytje, rritje të niveleve të ujit dhe rrëshqitje të dheut. Viktimat kanë vdekur në shirat e rrëmbyeshëm, kur shtëpitë e tyre u shembën ose nga goditja e rrymës.
Monsunet e verës sjellin 70 deri në 80 për qind të reshjeve vjetore në Azinë Jugore midis qershorit dhe shtatorit.
Foto: EPA