Regjim i posaçëm i komunikacionit këtë fundjavë në Shkup dhe në rrugën VK Bllacë – rrethrotullimi i Shkupit
- Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot dhe nesër do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit dhe në aksin rrugor vendkalimi kufitar Bllacë - rrethrotullimi i Shkupit.

Shkup, 12 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot dhe nesër do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit dhe në aksin rrugor vendkalimi kufitar Bllacë - rrethrotullimi i Shkupit.
Për shkak të lëshimit në përdorim të sistemit të përbashkët të vendkalimit kufitar “One Stop Shop”, sot nga ora 10:30 deri në ora 12:00, SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në aksin rrugor vendkalimi kufitar Bllacë – rrethrotullimi i Shkupit.
Të dielën, për shkak të një gare rrugore, nga ora 10 do të vendoset një regjim i posaçëm i komunikacionit.
Itinerari i lëvizjes do të fillojë nga bul.,,Ilinden’’ përballë shatërvanit Lotus (nisja dhe caku) drejt e përgjatë bul. ,,Ilinden’’ deri te kryqëzimi me bul. ,,8 Shtatori’’ ku bëhet një gjysmërreth prapa nëpër bul.,,Ilinden’’ deri te caku shatërvani Lotus, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet në rrugët përreth.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë. ls/
Foto: Fejsbuk i MPB-së