• e enjte, 27 qershor 2024

Reformat e sistemit gjyqësor-prokuroror janë të përfshira në “Platforma 1198”, thotë Mickoski

Reformat e sistemit gjyqësor-prokuroror janë të përfshira në “Platforma 1198”, thotë Mickoski

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Shumica e re parlamentare planifikon të dorëzojë disa zgjidhje ligjore, përfshirë ligjet që rregullojnë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publikë dhe mënyrën e re të zgjedhjes, paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në konferencën për shtyp në Kuvend, duke theksuar se ajo është e përfshirë në programin "Platforma 1198", e cila në zgjedhje ka marrë më shumë se gjysmë milioni vota, dhe se ky legjitimitet i zgjedhjeve "na jep të drejtën të veprojmë në asnjë mënyrë tjetër, përveç asaj që përmban ai program".

Vetëm në atë mënyrë, theksoi Micksoi, mund ta zhvillojmë Maqedoninë, përndryshe do të zhytemi në kënetën tonë politike dhe nuk do të shkojmë përpara.

ВМРО-ДПМНЕ ги предложи во Собранието по скратена постапка измените на Законот за организација на работата на органите на државната управа, со коишто ќе се прави нова реорганизација на владата

 

"Po flasim për qeverinë teknike. Ne që para zgjedhjeve kemi pasur një qëndrim të qartë dhe preciz se nuk ka nevojë për qeveri teknike. Fatkeqësisht, në atë kohë nuk gjetëm mbështetje nga shumica e qeverisë së asaj kohe. Një nga ligjet do të jetë ai. Gjithashtu, këtu janë ligjet, me të cilat duhet të hapet një front kundër korrupsionit, e këto janë ligjet që e rregullojnë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe mënyrën e re të zgjedhjes, që kjo të jetë zgjedhje e vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të mos ketë ndërhyrje politike, sipas parimit si deri më tani", tha Mickoski.

Lidhur me reagimin e ministrit të Drejtësisë në largim, Krenar Lloga, se me ndryshimet e paralajmëruara ligjore do të bëhet “ndërhyrje”, Mickoski tha se do të bëjnë një ndërhyrje “te disa gjyqtarë dhe prokurorë partiakë, të cilët fatkeqësisht kanë ndikim negativ mbi ata gjyqtarë dhe prokurorë që e bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe kushtetutën”.

"Z. Lloga, si dhe pjesa tjetër e qeverisë së mëparshme, patën mundësinë për gati shtatë vjet të reformojnë si prokurorinë ashtu edhe sistemin gjyqësor dhe në vend të besimit të mëparshëm katastrofik dy-tre për qind, ta bëjnë atë përqindje të paktën dyshifror. Fatkeqësisht nuk ia dolën", deklaroi Mickoski.

Programi "Platforma 1198", në të cilin është përfshirë kjo reformë, theksoi Mickoski, ka marrë më shumë se gjysmë milionë vota, ndërsa së bashku me koalicionin më shumë se 600 mijë vota. Vlerësojmë se ai legjitimitet i zgjedhjeve, vazhdoi Mickoski, na jep të drejtën të veprojmë në asnjë mënyrë tjetër, përveç asaj që përmban ai program". ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR