Rama: Për gjashtë vjet e gjysmë kanë marrë bonus 237 mijë foshnje
- Në Shqipëri më shumë se 237.000 fëmijëve u është dhënë e drejta e ndihmës financiare një herëshe për foshnjet, bazuar në një program të nisur nga qeveria në janar të vitit 2019, ndërsa i cili ka për qëllim të mbështesë financiarisht familjet në kohën e lindjes së fëmijës.
- Post By Ramize Qamili
- 20:00, 1 gusht, 2025
Tiranë, 1 gusht 2025 (MIA) - Në Shqipëri më shumë se 237.000 fëmijëve u është dhënë e drejta e ndihmës financiare një herëshe për foshnjet, bazuar në një program të nisur nga qeveria në janar të vitit 2019, ndërsa i cili ka për qëllim të mbështesë financiarisht familjet në kohën e lindjes së fëmijës.
Informacionin e publikoi kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale, duke shtuar se prindërit e një fëmije të parë marrin 40.000 lekë (mbi 400 euro), ndërsa për fëmijën e dytë 80.000 lekë dhe 120.000 lekë për fëmijën e tretë.
Shpërndarja e bonuseve të foshnjeve është vlerësuar si një nga politikat sociale më konkrete në ndihmë të prindërve dhe pritet të vazhdojë me të njëjtin intensitet në vitet në vijim.
Pesë vitet e para që nga relaizimi i këtij programi, bonus kanë marrë të gjithë të porsalindurit, pavarësisht nëse kishin lindur në Shqipëri apo jashtë vendit ndërsa prindërit ishin nga Shqipëria.
Në këtë vend, për shkak të migrimit masiv të popullsisë së re, por edhe vendosmërisë së familjeve për të pasur një deri në dy fëmijë, nga viti në vit po ulet shkalla e lindjeve.
Sipas Institutit të Statistikës, INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti, rënja e shkallës së lindjeve është mbi 14 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në vend janë regjistruar vetëm 4.662 foshnje. rq/