Rama: Buxheti për mbrojtje për vitin 2026 tejkaloi dy për qind nga PBB, investime historike në kapacitete ushtarake dhe industriale
- Buxheti për mbrojtje për vitin 2026 e tejkaloi nivelin prej 2 për qind nga Prodhimi i brendshëm bruto, që do të thotë se e tejkaloi pragun standard të vendosur nga vendet anëtare të NATO-s, tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë potkastit të tij "Flasim".
- Post By Besnik Shuki
- 10:37, 2 shkurt, 2026
Tiranë, 2 shkurt 2026 (MIA) - Buxheti për mbrojtje për vitin 2026 e tejkaloi nivelin prej 2 për qind nga Prodhimi i brendshëm bruto, që do të thotë se e tejkaloi pragun standard të vendosur nga vendet anëtare të NATO-s, tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë potkastit të tij "Flasim".
Sipas Ramës, kjo nuk paraqet vetëm numër që është më i lartë se sa pragu, por tregon një qasje proaktive ndaj obligimeve në vend, jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe për zhvillimin e industrisë së re mbrojtëse.
Rama nënvizoi se buxheti për vitin 2026 paraqet investim më serioz në sektorin e mbrojtjes në historinë e shtetit dhe e shënon fillimin e kthesës afatgjate strategjike, që ka për qëllim të ndërtojë kapacitete ushtarake dhe industriale në vend.
"Është një Shqipëri tjetër me fuqi të tjera për të bërë të mundur që në sektorin e mbrojtjes shteti, jo thjesht të shpenzojë, pra, jo vetëm të shpenzojë, por edhe të fitojë dhe duke fituar të riinvestojë. Dhe duke investuar dhe riinvestuar, të rrisë edhe mundësitë për punësim cilësor të mirëpaguar”, tha mes të tjerash Rama. bsh/
Foto: Printskrin