• e enjte, 27 qershor 2024

QMK: Shpëtohet një person që ka rënë në një pus, për policinë më së shumti thirrje në 112 nga gjithsej 1.980

QMK: Shpëtohet një person që ka rënë në një pus,  për policinë më së shumti thirrje në 112 nga gjithsej 1.980

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - QMK rajonale Manastir kumtoi se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve NJTKZ Prilep nga ora 21:15 deri në ora 00:20 me tre zjarrfikës dhe një automjet kanë kryer operacionin e shpëtimit dhe kanë nxjerrë një person i cili kishte rënë në një bunar në mes të fshatit Cërnilishtë dhe Gostirazhn të Komunës së Dollnenit.

"Personi ishte gjallë, por i lënduar dhe me autoambulancë është transportuar në spitalin e Prilepit. Nuk ka të dhëna për natyrën e plagëve, por e rëndësishme ishte se ai ishte gjallë dhe mund ta nxirrnin nga bunari për ta shpëtuar", theksohet në kumtesën.

Në kumtesën thuhet se sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat qytetarët kanë telefonuar në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, nga thirrjet aktuale të urgjencës, 55.34 për qind janë drejtuar në polici, 35.60 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore dhe 2. 91 për qind te zjarrfikësit, në QKM 5.83 për qind dhe në LAMM 0.32 për qind nga thirrjet nga 112 në QMK. Numri i përgjithshëm i thirrjeve të urgjencës varion në mesataren ditore të fundjavës nga 1500 në 2000 thirrje për 24 orë, konkretisht: gjithsej 1980 prej të cilave thirrjet "reale" ishin 38.38 për qind dhe të tjera "jo urgjente" ishin 61.62 për qind, të cilat zgjidhen nga QMK përmes Sektorit E-112 dhe Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit në QMK, që së bashku me përqindjen “reale” ishte 1238 në total. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR