• e martë, 18 qershor 2024

QMK: Gjithsej 1.847 thirrje në numrin 112, më së shumti për policinë

QMK: Gjithsej 1.847  thirrje në numrin 112, më së shumti për policinë

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) informon se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.847 thirrje në numrin e vetëm për raste emergjente 112, nga të cilat thirrje "reale" ishin 41,96 për qind, ndërsa 58,04 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin emergjente.

Nga QMK theksojnë se për policinë ishin 55,67 për qind e thirrjeve, për ndihmën e shpejtë mjekësore 38,49 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 4,47 për qind.

Në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste për djegie të pyjeve me kërcell të ulët dhe vegjetacionit tjetër, ndërsa zjarrfikësit nga Shkupi në afërsi të fshatit Varvara dhe nga Prilepi në afërsi të rrugës për në Dabnicë po shuanin mbeturinat.

NJTZ nga Gjevgjelia ka pasur dy ndërhyrje të ndara për shkak të djegies së bimësisë së ulët dhe kallamishteve në afërsi të fshatrave Selimli dhe Bogorodicë. Zjarrfikësit nga Valandova kanë shuar në afërsi të fshatit Udovë, lokaliteti "Adata" në sipërfaqe prej 0,5 hektarësh, nga Dellçeva në një sipërfaqe prej rreth 1,5 hektarë kanë shuar në afërsi të fshatit Iliovë, lokaliteti "Shirinata". Zjarrfikësit nga Rankovca po shuanin mbeturinat e djegura dhe mbeturinat pranë rrugës lokale afër fshatit Opilë.

QMK bën me dije se ende ka djegie të oxhaqeve, gjithsej pesë në 24 orët e fundit. NJTZ Ohër gjatë ditës ka pasur tri ndërhyrje për shkak të djegies së oxhaqeve, ndërsa NJTZ Dibër dhe NJTZ Gostivar kanë pasur nga një ndërhyrje për shkak të djegies së oxhakut.

QMK apelon që të mos digjen kashtë, pyll dhe bimësi të tjera, si dhe mbeturina dhe kontejnerë në ambient të hapur, sepse ul cilësinë e ajrit të ambientit, si dhe të dëgjohen rekomandimet e zjarrfikësve për pastrimin e oxhaqeve dhe sigurisht të kenë kujdes kur ecin në natyrë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR