• e enjte, 20 qershor 2024

ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit të Agjencisë për punësim: Janë paguar 2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla të personave të papunë dhe për masa aktive për punësim

ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit të Agjencisë për punësim: Janë paguar 2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla të personave të papunë dhe për masa aktive për punësim

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Enti shtetëror për revizion ka kryer revizion të raporteve revizore së bashku me revizioinin e harmonizimit të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Me revizionin e kryer për vitin 2022 është shprehur mendim i padëshiruar për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikën e  vendosura.

Me revizionin e zbatuar auditorët kanë vërtetuar se pagesa e mjeteve për kompensim në të holla në rast të papunësisë në vitin 2022 janë në vlerë prej 1.407.710 mijë denarë, që paraqet 42,62 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të APRMV-së dhe në krahasim me vitin 2021 vlera e përgjithshme e vlerës arrin ulje për 116.247 mijë denarë.

Me verifikim të funksionimit të procedurës për realizimin e kompensimit në të holla të ekzemplarit të përzgjedhur të lëndës për vitin 2022 auditorët kanë vërtetuar  se tek një pjesë e lëndëve të analizuara dokumentacioni nuk është i kompletuar, ndërsa një pëjesë e dokumetjacionit sigurohet ose hartohet pas skadimit të afatit të vërtetuar ligjor.

Me realizimin e gjithsej 14 programeve dhe masave për punësim të parashikuara me Planin operativ në vitin 2022 janë paguar gjithsej 1.420.003 mij denarë gjegjësisht 43 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të APRMC-së. Kjo vlerë shënon rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 2021 edhe atë për 148.902 mijë denarë në krahasim me vitin 2020 ose në lidhje me shpenzimet e përgjithshme të APRMV për këtë periudhë paraqitet rritje prej 4 përqindëve. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR