• e martë, 16 korrik 2024

Shënohet përvjetori i 65-të i Fakultetit të Makinerisë – Shkup

Shënohet përvjetori i 65-të i Fakultetit të Makinerisë – Shkup

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Me një Këshill ceremonial shkencor, prezantimin e makinës së punuar nga studentë në kuadër të projektit "Formula student" me të cilin do të marrin pjesë në një konkurs ndërkombëtar dhe promovimin e masterëve dhe inxhinierëve të diplomuar në vitin kalendarik 2023, Fakulteti i Makinerisë nga Shkupi sot shënoi përvjetorin e 65-të të fillimit me punë.

Fakulteti sot në përbërjen e saj ka gjashtë institute dhe një departament dhe secili prej instituteve ka laboratorë të pajisur siç duhet, prej të cilëve janë gjithsej 20 në numër. Në Fakultet deri më tani kanë diplomuar 8.891 inxhinierë, prej të cilëve 827 kanë magjistruar, ndërsa 185 kanë doktoruar. Për momentin Fakulteti i Makinerisë ka kapacitet për të edukuar 1.200 studentë në 10 programe studimi të ciklit të parë të studimeve, 100 studentë në 15 programe të ciklit të dytë dhe rreth 20 studentë në ciklin e tretë të studimeve.

"Do të bëj gjithçka që është e mundur që Fakulteti Makinerik edhe në të ardhmen të mbetet me trendët botërore të shkencës dhe arsimit në sfera që janë objekt i interesit tonë", theksoi dekani i Fakultetit, profesor dr Zlatko Petreski.

Ndërkohë, rektorja e USHCM, profesoresha dr Biljana Angelova theksoi se inxhinieria mekanike është një fushë që gjithmonë ka qenë ndër më meritorët në aspektin e inovacionit dhe zhvillimit.

Studentët, tha ajo, vijnë me ëndrra në Fakultetin makinerik, ndërsa largohen si inovatorë dhe ekspertë të gatshëm të përballen me sfidat e së nesërmes. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR