• e mërkurë, 08 maj 2024

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit 1.616 thirrje në 112, nuk ka zjarre në vende të hapura

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit 1.616 thirrje në 112, nuk ka zjarre në vende të hapura

Shkup, 28 prill 2024 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1.616 thirrje në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në QMK, prej të cilëve thirrje "reale" janë 64,48 për qind, ndërsa 35,52 për qind janë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Nga thirrjet reale në polici janë dërguar 72,11 për qind, në Ndihmën mjekësore urgjente 24,3, ndërsa te zjarrfikësit 2,32 për qind, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Ka pasur 842 thirrje për raste urgjente në 112 për në QMK, që janë përmbledhje e atyre që ishin për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet 'reale' (1,20%) dhe të atyre që janë emëruar si 'thirrje joemergjente' (35,52%). Të gjitha ato ishin mjet i pranimit, i përpunimit në QMK, ndërsa edhe i koordinimit të drejtpërdrejt për zgjidhjen e tyre me institucione dhe shërbime në Sistemin për Menaxhim me Kriza (SMK)", njoftuan nga QMK.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç thonë, ishin evidentuar dy zjarre në hapësira të hapura, digjeshin dy deponi. 

"QMK rajonale Ohër, informoi se zjarrfikësit nga NJTZ Strugë nga ora 16:00 deri në orën 17:00 me dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë shuar një deponi që digjej te 'Euro Hotel' në Komunën e Strugës, ndërsa QRMK Tetovë, informoi se zjarrfikësit nga NJTZ Tetovë gjatë 24 orëve të kaluara kanë pasur një intervenim më të vogël te një deponi e djegur në Komunën e Tetovës", precizojnë nga QMK. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR