• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti: Fronti evropian është forca e dytë në shtet

Ahmeti: Fronti evropian është forca e dytë në shtet

Tetovë, 8 maj 2024 (MIA)- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e tij para mediave në selinë e partisë në Tetovë tha se Fronti evropian është forca e dytë në shtet pas zgjedhjeve të sotme.

“Legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve të vogla si turqit, boshnjakët dhe romët të cilët i falënderoj dhe është hapi i parë drejt stazave të gjata të Frontit evropian deri në anëtarësim të plotë në BE”, tha ai.

Sipas Ahmetit, sot shteti më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet, paqe, zero probleme me fqinjët, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbledhjeve ndërqeveritare për fillim zyrtar të anëtarësimit në BE.

“Mbetemi fronti i fortë i misionarëve deri në realizimin e qëllimeve finale për anëtarësim në BE”, ka thënë ai.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR