• e hënë, 23 dhjetor 2024

Projeksion i përbërjes së ardhshme parlamentare: VMRO-DPMNE -59 deputetë, BDI -19, LSDM 18, VLEN -13, E majta -6, ZNAM -5

Projeksion i përbërjes së ardhshme parlamentare: VMRO-DPMNE -59 deputetë, BDI -19, LSDM 18, VLEN -13, E majta -6, ZNAM -5

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Sipas projeksioneve të KSHZ-së, nga votat e numëruara deri më tani Koalicioni "Maqedonia jote" e VMRO-DPMNE-së në përbërjen e ardhshme 120 anëtarëshe të Kuvendit do të kishte 59 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së 19 mandate, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 18, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN 13, E majta 6, Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë pesë deputetë. 

Në Njësinë e Parë Zgjedhore Koalicioni "Maqedonia jote" i VMRO-DPMNE-së do të kishte 10 deputetë, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 3 mandate, E majta, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së dhe Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar VLEN nga 2 deputetë dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë një deputet. 

Në Njësinë Zgjedhore 2, Koalicioni "Maqedonia e jote" e VMRO-DPMNE-së do të kishte 9 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së katër mandate, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN 3 deputetë, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 2 mandate, përderisa E majta dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë nga një deputet. 

Në Njësinë e Tretë Zgjedhore, Koalicioni "Maqedonia e jote" i VMRO-DPMNE-së do të kishte 14 deputetë, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 4 mandate, ndërsa E majta dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë nga një deputet. 

Në NJZ 4, Koalicioni "Maqedonia e jote" e VMRO-DPMNE-së do të kishte 13 deputetë, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 5 mandate, përderisa E majta dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë nga një deputet.  

Në Njësinë e Pestë Zgjedhore, Koalicioni "Maqedonia jote" e VMRO-DPMNE-së do të kishte 10 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i BDI-së - 4 mandate, Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 3 mandate, E majta, Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar VLEN dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë nga një deputet. 

Në NJZ 6 koalicioni Fronti Evropian i BDI-së do të kishte nëntë mandate, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN 7 deputetë, Koalicioni "Maqedonia e jote" i VMRO-DPMNE-së 3 deputetë dhe Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM një deputet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR