• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jakimovski nga GROM pranon humbjen, sipas tij pushteti absolut sjell devijime dhe procese retrograde

Jakimovski nga GROM pranon humbjen, sipas tij pushteti absolut sjell devijime dhe procese retrograde

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Lideri i GROM-it i cili udhëheq koalicionin "Guximshëm për Maqedoninë", Stevço Jakimovski sonte e pranoi humbjen e tij në zgjedhjet parlamentare. Në konferencën për media, ai uroi madje fitoren kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova.

“Duket se VMRO-DPMNE do të ketë afër 60 deputetë që është afër pushtetit absolut në pjesën e pushtetit parlamentar, të vetëqeverisjes lokale dhe në pjesën e presidentit, kjo do të thotë pushtet absolut dhe si duket do të ketë shumicë prej dy të tretash. Pres se do të ketë vendime të vështira, por përvoja ime politike tregon se pushteti absolut nuk është mirë, sepse ai pushtet absolut sjell devijime dhe si rezultat i saj vijmë në procese retrograde që nuk duam të jemi dëshmitarë", tha Jakimovski në konferencën për media.

Sipas Jakimovskit, dita e sotme e zgjedhjeve ishte turp për shtetin sepse asnjë institucion shtetëror nuk ka parë ryshfetin e votuesve etj. trenin bullgar.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR