• e hënë, 23 dhjetor 2024

Po festohet para selisë së VMRO-DPMNE-së

Po festohet para selisë së VMRO-DPMNE-së

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup po tubohen mbështetës në pritje të rezultateve të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare. 

Rezultatet e para nga rrethi i sotëm i dytë i zgjedhjeve presidenciale të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga gati gjysma e fletëve të votimit të përpunuara, prin kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 235.552 vota të fituara  (63,42 për qind), ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka  111.703 (30,07 për qind). 

Përderisa, rezultatat e para nga zgjedhjet e sotme parlamentare të cilat KSHZ i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga 54,36 për qind të votave të përpunuara nga vendvotimet, Koalicioni "Maqedonia e jote" e VMRO-DPMNE-së ka fituar 188.616 (39,14%),  Fronti Evropian i BDI-së 84.156 (17,46%), Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar VLEN  69.445 (14,41%), ndërsa Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM  63.641 (13,21%). fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR