• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Në 24 orët e fundit 1.694 thirrje në numrin 122

QMK: Në 24 orët e fundit 1.694 thirrje në numrin 122

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza, sipas raportit të fundit, ka pasur gjithsej 1.694 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112. Prej atyre thirrje kanë qenë "reale" 49.82 për qind, ndërsa 50.18 për qind ishin për nevoja të  tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Siç infromuan sot nga QMK-ja, drejt policisë janë drejtuar 69.92 për qind dhe drejt Ndihmës së Shpejtë Mjekësore 28.91 për qind prej thirrjeve reale drejt numrit 112 në QMK.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur zjarre në ambient të hapur.

Nga QMK-ja përkujtojnë se rrugët në shtet në shumë vende janë të lagështa dhe në 24 orët e fundit ka pasur rrëshqitje të vogla në të gjitha akset rrugore. Ekipet i kanë larguar rrëshqitjet në rrugë dhe nuk ka pasur ndërprerje të komunikacionit.

QKM Rajonale Shtip informon se në akset rrugore Diga Kalimanci - vendkalimi kufitar me Republikën e Bullgarisë, Makedonska Kamenicë - Rudnik "Sasa" dhe në aksin rrugor Dellçevë - Pehçevë, rrugët janë të lagështa dhe ka rrëshqitje të vogla të dheut dhe rekomandohet ngasje e kujdesshme. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR