Takim i KSHZ-së me një delegacion nga Komiteti për respektimin e obligimeve dhe zotimeve nga ana e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës
- - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe zotimeve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës - Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
- Post By Fitore Curri
- 16:18, 25 prill, 2025
Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe zotimeve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës - Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në përbërje të delegacionit janë Sibel Arslan, nga Zvicra - Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, Zhozef O-Rajlli nga Irlanda, Grupi i Partisë Popullore Evropiane, dhe Agnjeshka Shklana, sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Siç bënë të ditur nga KSHZ, përfaqësuesit e delegacionit u njoftuan për aktivitetet e vazhdueshme dhe përgatitjet e KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale në vitin 2025.
"Përfaqësuesit e Delegacionit gjithashtu u njoftuan se KSHZ-ja është duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kuadër të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale në vitin 2025, si dhe që do do të inkuadrohet në mënyrë aktive me propozime të veta për ndryshimet e Kodit Zgjedhor", bëhet e ditur në kumtesën e KSHZ-së.
Përfaqësuesit e Delegacionit shprehën kënaqësinë për punën e KSHZ-së për zgjedhjet e deritanishme dhe i uruan Komisionit sukses në zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme lokale. fc/
Foto: KSHZ