Privohet nga liria motoçiklisti, i cili goditi të miturën në Shkup
- Nëpunësit policorë sot e privuan nga liria J.O. (34) nga Shkupi për shkak se rreth orës 11.30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, duke drejtuar motoçikletën ,,piaxho’’ me targa të Shkupit, ka goditur një vajzë 10-vjeçare.
- Post By Fami Bajrami
- 16:36, 25 prill, 2025
Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë sot e privuan nga liria J.O. (34) nga Shkupi për shkak se rreth orës 11.30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, duke drejtuar motoçikletën ,,piaxho’’ me targa të Shkupit, ka goditur një vajzë 10-vjeçare.
Me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore, e mitura është dërguar në kompleksin e klinikave "Nëna Tereza" në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, kundër J.O. do të parashtrohet kallëzim përkatës", kumtuan nga MPB-ja. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s